HISTORIA DHE ZHVILLIMI

Kompania MONTCARTON sh.p.k. Podgorica është krijuar në vitin 1996 si një firmë private familjare. Që nga themelimi në vitin 1996 dhe deri tani, MONTCARTON njihet si një nga firmat më të preferuara në Mal të Zi për prodhimin e ambalazheve dhe produkteve grafike, çdo ditë e më tepër me një klientelë në rritje, duke filluar që nga rajoni të cilit i përket dhe deri tek vendet e Bashkimit Evropian (EU), ndërmes të cilëve janë të rradhitura dhe kompanite e rrëngut internacional.

Kompania shtrihet në një hapësire afërsisht 10000m katrorë, sipërfaqe e cila është në disponim të produkteve të përfunduara dhe në gatishmëri për transport tek klientët, në disponim të magazinës për lëndët e para, si dhe sipërfaqja e makinerive dhe aparaturave për shtyp e cila shtrihet në një hapesire afërsisht 2000m katrorë.

Së bashku me një personel të përbërë nga 30 të punësuar dhe me përpunimin e 2500 tonëve  karton për vit, MONTCARTON ka një rritje mesatare vjetore afërsisht 20%. Rritja dhe zhvillimi i shpejtë i kompanisë është rezultat i përdorimit të teknologjisë moderne, stafit të kualifikuar dhe si rrjedhim i investimeve të ndryshme të cilat vazhdojne në kontinuitet. Si rrjedhim ne ofrojmë një produkt të cilësisë së parë, respektojmë afatet e caktuara dhe ofrojmë çmime tepër të arsyeshme. Kompania MONTCARTON ju ofron një zgjidhje të kompletuar dhe efikase për çdo kërkesë dhe pyetje që mund te keni.

Produktet tona janë të njohura dhe përfshijnë tregun e Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, gjithashtu dhe Gjermaninë, Shqipërine dhe Italinë. Gjatë viteve të fundit  ne kemi vazhduar të punojmë në mënyrë të pandërprerë në aspektin e përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së produktit, duke pasur parasysh standartet dhe kërkesat e marketit për një produkt të klasit të parë.

 
 
 

Kontakt

MONTCARTON d.o.o.
Adresë: Donji Kokoti bb
81000 Podgorica
Montenegro
Telefon.: +382 20 891 892
Mob: +382 69 315 456
Fax: +382 20 891 243
e-mail: montcarton@t-com.me
www.montcarton.com

 
 
   

Design by Luka Filipovic :: Copyright© MONTCARTON, 2008. All rights reserved.